INTERVISTA/Jurgen Bancherus:”Është detyrë jona si të rritur t’i ndihmojmë fëmijët, të jenë mëndje-hapur gjatê gjithë jetës së tyre .” – Gazeta Tema
www.gazetatema.net
Takova shkrimtarin e njohur Jurgen Bancherus në Kallamat të Greqis ku ish i ftuar nga libraria- Βιβλιοπώλη – për prezantimin e librave shumë të njohur Dedektiv Kluz . Thjeshtësia në mes vlerave më shtyu të afrohem . Me shumë kënaqësi thot:- isha në Tiran para 2- vjetësh në FESTIVAL NDËRKOMBËTAR TË LETËRSIS , në 27–10–2017. Ishte i ftuar nga Ambasada Gjermane në Tiranë dhe Gothe -Zentrum . Jurgen Bancherus ka lindur në Remsaid të Gjermanis në vitin 1949 . Dëshironte të bëhej pianist ! E fitoi rruga e shkrimtarit! Ka shkruar 34- libra të ndryshëm . Librat e Jurgen Bancherus jan përkthyer në 21 – gjuhë të botës . Jan shitur 1.500.000 kopie . Në vitin 2010- u nderua me çëmimin -Annette-von-Droste -Hulshoff. Jeton me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij në Rup . Me fjalë të thjeshta dhe me shumë kuptim u përgjigj pyetive tona!
Intervistoi Afize Seferi
Gazeta Tema
Faleminderit që pranuat për intervistën. Kemi dëshirë të mësojmë për ëndrrat, dëshirat dhe jetën tuaj para se të bëheshit shkrimtar! Mundeni të na flisni, ti ndani me ne?
Jeta ime si fëmijë dhe adoleshent ishte një përzjerje kaotike mes muzikes, sportit dhe leximit. Edhe ëndrrat e mia të tilla ishin: të merrja pjesë në Lojrat Olimpike në Mynih, të bëhesha pianist i famshëm. Mirëpo jeta kishte të tjera plane për mua: Si mbarova shkollën shkova në universitet, punova si gazetar në një gazetë, si shkencëtar, si redaktor në një shtëpi botuese, dhe si pedagog mësuesie.
Mendoni se ishte dēshira më e madhe për shkrimtar sesa pianist, ku fitoi vazhdimin e jetës suaj?
E lashë pianon (në të cilën luaja për gjashtë orë në ditë a më shumë) më 18 vjeç, pasi kuptova qeë nuk kisha talentin e duhur për të jetuar si muzikant. Dëshira për të shkruar romane dhe poezi mu shtua gjithnjë e më shumë kur punoja në universitet.
Përvoja e jetës dhe kontaktet në rrethin e shkrimtarëve ju ka dhënë mjaft mësime. Mund të na thoni vështirësitë e shkrimit të librave për fëmijë në krahasim me librat për të rritur? Po shplodhje ju japin?Maksim Gorki thoshte: “Të shkruash për fëmijët është si të shkruash për të rriturit – vetëm se shumë më e vështirë.” Të duhet të bindesh në secilin hap të rëndësishëm të tregimit nëse fëmijët do ta kuptojnë atë që kërkon tu thuash. E njëjta gjë është me zgjedhjen e stilit dhe të fjalës. Çlodhëse? Gjatë kohës që shkruan e harron moshën që ke.
Nga takimet me fëmijë nga vende të ndryshme, keni vënë re nëse ka ndryshim nga brezat e mëparshëm me tani? Çfarë Ju bën përshtypje?
E kam nga përvoja që Fëmijët e sotëm kanë më shumë vetë-besim se sa fëmijët e kohës kur isha unë fëmijë. Kërkojnë nga tis i autor që t’i zbavitësh mirë. Nëse bëhesh i mërzitshëm për ta, ata ta thonë copë. Ky është një zhvillim që mua më bën shumë përshtypje. Nga ana tjetër – të qenit i përqëndruar, i qartë, trajtimi me qetësi, tregimet që nuk priren nga aksioni, për shumë fëmijë (si edhe për të rriturit!) – këto janë probleme të vështira.
Fëmijët janë e ardhmja. Për çdo popull kemi ndërtuar një karakter në mendje. A ekziston kjo edhe tek fëmijët?
Në një shoqëri komplekse nuk mund të mbijetosh pa steriotipe. Çështja është nëse je i gatshëm t’i rishikosh ato. Fëmijët nuk janë edhe aq të ngulitur në steriotipe e paragjykime të veçanta. Është detyra jonë si të rritur t’i ndihmojnë të jenë mendje-hapur gjatë gjithë jetës së tyre.
Duke lexuar librat nga Ju ‘Detektiv Kluz’ përshkruani me ëmbëlsi veprime të vogla. Mendoni se jemi larguar nga vogëlsirat që japin vlera jetës?
Po, jemi larguar. Nëna ime vdiq 99 vjeçe. Ajo kishte aftësinë të lumturohej me vogëlsira: me lulen e parë në pranverë, me një vizitë të shkurtër që i bënte e mbesa, ngjyrimet që merrte bimësia në vjeshtë. Unë besoj se kjo e ka ndihmuar mjaft që jetoi aq gjatë.
Thuhet se familja është qeliza e shoqërisë. Rrënjët e familjes janë dhe në shkrimin dhe leximin e librave pēr fëmijë?
Për mua ashtu është. Unë pata një fëmijëri me shumë dhunë, sëmundje e fondamentalizëm. Shkrimi i romaneve të krijon mundësinë për të krijuar modele të ndryshme të jetës familjare, modele që unë do kisha dashur t’i jetoja.
Sê fundi, mund të na thoni përgatitjet tuaja në vazhdim? Mendoni të shkruani për ne prindrit në lidhje me fëmijët?
Sapo kam përfunduar Kluz-in tim të 28të. Historia do vendoset në Athinë. Muajin që vjen do vijoj me shkrimin e një romani për fëmijë 10-12 vjeç, rreth një grupi muzikor. Tani për tani nuk kam ndërmend ndonjë roman për të rriturit. Por ndoshta … në ditë …
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου